DYLON

Gjyqtari Nehat Idrizi nderohet me mirënjohje nga KGJK-ja

Gjyqtari Nehat Idrizi nderohet me mirënjohje nga KGJK-ja
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nderon me mirënjohje gjyqtarin, Nehat Idrizi, për kontributin e dhënë në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Idrizi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin institucional të gjyqësorit.

EkoHigjiena

Idrizi ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe ka ushtruar funksionin e ish-kryesuesit të KGJK-së, duke dhënë kontribut të çmuar në drejtimin dhe avancimin e punës së Këshillit.

KGJK shpreh vlerësim të lartë për angazhimin dhe profesionalizmin e tij dhe i uron shëndet dhe suksese në fazën e re të jetës.

 Kujtojmë se ditë më parë, gjyqtari Nehat Idrizi është pensionuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.