DYLON

Gjyqtari Naser Maliqi, ka arritur moshën e pensionimit

Gjyqtari Naser Maliqi, ka arritur moshën e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Është pensionuar gjyqtari, Naser Maliqi. Ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Gjykata Themelore në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, Naser Maliqit, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.

EkoHigjiena

Biografia e gjyqtarit:

Naser Maliqi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2000.

Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2002 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Viti, kurse dy vite më pas vazhdoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Viti deri në vitin 2010.

Nga viti 2010 deri në 2012 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan. Maliqi u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Gjilan me datë 01.01.2013, ndërsa nga nëntori i vitit 2015 kalon si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Përveç punës në sistemin gjyqësor, gjyqtari Maliqi në periudhën 1997-1999 ka kryer detyrën e drejtorit të Kooperativës së taksave ,,Manifaktura,, në Viti.  /2LONLINE/