DYLON

Gjyqtari Mervan Bejtullahu do ta ndajë drejtësinë në derbin Drita – Gjilani

Gjyqtari Mervan Bejtullahu do ta ndajë drejtësinë në derbin Drita – Gjilani
Avatar photo Redaksia

Është publikuar orari për xhiron e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.

Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe tre të tjera të dielën, e vëmendja do të jetë në derbin Drita – Gjilani, por edhe në atë Ballkani – Prishtina.

EkoHigjiena

FFK ka publikuar edhe gjyqtarët për këto sfida.

Drita – Gjilani, derbi i skuadrave gjilanas do të drejtohet nga një gjyqtar gjilanas  Mervan Bejtullahu, derisa Dardan Çaka do të ndajë drejtësinë në derbin tjetër Ballkani – Prishtina.

Valon Bajgora do të ndajë drejtësinë në sfidën Drenica – Ferizaj, e në ndeshjen Prishtina e Re – Dukagjini, gjyqtar do të jetë Gramos Shala, derisa në ndeshjen Llapi – Malisheva, gjyqtar kryesor do të jetë Lirim Jashari.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë zhvillohen nga ora 13:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.