DYLON

Gjyqtari Islam Thaçi ka arritur moshën e pensionimit

Gjyqtari Islam Thaçi ka arritur moshën e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Islam Thaçi, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Gjykata Themelore Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Islam Thaçi, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Biografia e gjyqtarit:

Islam Thaçi ka punuar gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore Gjilan.

Diplomoi në vitin 1985 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Në këtë vit nisi detyrën e Kryetarit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje deri në vitin 2012.

Nga viti 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje Dega Kamenicë, ndërsa nga korriku i vitit 2013 e deri Tetor 2015 ka kryer detyrën e gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore të Gjilanit – Dega në Novobërdë.

Prej Nëntorit të vitit 2015 vazhdon punën në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatë Themelore në Gjilan, ndërsa nga viti 2018 ka kaluar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Ai ka punuar si jurist në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë në periudhën 1986-1991, ndërsa nëntë vite më vonë ai punoi si Shef Ekzekutiv i Kuvendit Komunale të Komunës së Kamenicës deri në vitin 2007.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.