DYLON

Gjyqtari Behar Ymeri ka arritur moshën e pensionimit

Gjyqtari Behar Ymeri ka arritur moshën e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Gjyqtari Behar Ymeri ka arritur moshën e pensionimit.

Behar Ymeri, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.

EkoHigjiena

Gjykata Themelore në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Behar Ymeri, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.

Biografia e gjyqtarit:

Behar Ymeri gjyqtar i Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatës Themelore Gjilan. Diplomoi në vitin 1984 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e Jurisprudencës e kreu në Beograd në vitin 1997. Nga 01.08.2012 deri në 31.12.2012 ka qenë gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, ndërsa nga data 01.01.2013 mori detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan të cilën e ka mbajtur deri më sot. Përveç punës në gjyqësor Ymeri, nga viti 2001 e deri në vitin 2003 ka mbajtur pozitën Shef i Shërbimit të përgjithshëm në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Nga maji i vitit 2003 deri në vitin 2008 ka punuar si Udhëheqës i Sektorit për Kujdes të Konsumatorëve në KEK, Divizioni i Rrjetit në Gjilan. Nga viti 2008 deri në 2012 ai punoi si zyrtar i lartë për përfaqësime, për konteste penale-civile të KEK-ut në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.