Gjyqtari Agim Ademi ka arritur moshën e pensionimit
Agim Ademi, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Gjykata Themelore në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Agim Ademi, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.
Biografia e gjyqtarit:
Agim Ademi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986 dhe ka kryer provimin e Jurisprudencës në vitin 2002. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 1990-1991. Në vitin 2006 u emërua si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjilanit, në të cilën punoi deri në vitin 2012. Nga data 01.01.2013 ai mori detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, ndërsa nga nëntori i vitit 2015 kalon si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda. Ademi ka punuar gjithashtu edhe si Sekretar në Fakultetin e Edukimit në Gjilan nga viti 1997 deri ne 2006. Gjyqtari Ademi njëherit ka qenë shef i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan. /2LONLINE/
