Gjyqësori në Kosovë, është produkt i misionit evropian, EULEX

Gjyqësori në Kosovë, është produkt i misionit evropian, EULEX

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, ishte njëri ndër kriteret e shumta që Bashkimi Evropian (BE) i kishte caktuar Kosovës për liberalizimin e vizave. Ani pse Kosovës i është thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara, siç duket ende paraqet problem kjo dukuri, dhe si e tillë shpërfaqë pengesën e fundit për liberalizim dhe integrim.

Shkruan: Ardian Azemi

Kosova tani e 19 vjet pas luftës, dhe 11 vjet pas shpalljes shtet, ballafaqohet me këto dukuri të cilat përveç që e rëndojnë jetën e qytetarëve, paraqesin probleme edhe për integrimin e vendit në BE por edhe krijojnë një lloj frike dhe hezitimi tek investitorët potencial.

Që ka pas dhe vazhdon të ketë korrupsion e krim të organizuar, nepotizëm e politizim të të gjitha institucioneve publike në vend, kjo nuk do diskutim.

Që Kosova nuk mund të krahasohet me vendet që janë pjesë e BE-së për sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe kjo nuk ka dilema.

Çdo vend i BE-së, qoftë anëtar i frikshëm apo anëtar i kamotshëm, është më i korruptuar se Kosova. Madje, gjatë tërë vitit sa bëhet korrupsion në Kosovë, jam shumë i bindur se në çdo vend të BE-së bëhet brenda natës.

Problemi është tek performanca që shtetet tregojnë në luftën kundër këtyre dukurive, jo tek shpartallimi i kësaj dukurive, sepse është e pamundur të bëhet kjo.

Misioni evropian në Kosovë, i emërtuar EULEX, ishte për sundim të rendit dhe ligjit, sikurse paraardhësi i tij, UNMIK, që të dyja misionet të dështuara keq.

Gjyqësori në Kosovë, korrupsioni, krimi i organizuar, janë produkt i një misioni të dështuar ndërkombëtar në vend. Është e pa logjikshme të akuzohen institucionet e Kosovës për këto gjëra nga BE-ja.

Nëse po themi se Kosova është e lirë dhe e pavarur falë ndihmës së ndërkombëtarëve, atëherë ta ndajmë bashkë edhe dështimin.

Në botën bashkëkohore, nuk ka mundësi që vetëm të mirat të përvetësohen, edhe dështimet duhet të kenë adresë, jo ti hidhet faji vetëm njërës palë.

Pa dashur t’i arsyetojë institucionet e Kosovës, që nga paslufta e deri sot, përgjegjësia për këtë gjendje reale çfarë është në vendin tonë, ka dy adresa; vendorë e ndërkombëtar!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE