(2LONLINE) – Vendimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi për uljen e pagesave për 50% për studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet master dhe bachelor, dhe për studentët që strehohen në konvikte dhe që ushqehen me mensë iu zbritet pagesa 50%, është lehtësim i nevojave jetësore për çdo student.
Ne si studentë duhet përshëndetur këtë vendim, sepse është vendimi më i dashur dhe më i favorshëm që lehtëson rrugën tonë drejtë avancimit për të arritur progres të vazhdimësi. Duhet ndalur cinizmi i shumë organizatave që pretendojnë të jenë krah për krah karshi problemeve të studentëve, dhe të mos gjykojnë ana politike, por nga ana e përfitimeve dhe lehtësimeve që iu bëhet shumë studentëve.
Këto organizata dhe parti politike, po tregojnë që më shumë janë për kolltukë se sa për të përmirësuar gjendjen e qytetarëve, pasi që njëherë kritikojnë se nuk po bëhet asgjë për studentë, pastaj kur të arrihet ndonjë vendim, akuzojnë se po bëhet për fushat politike.
Qëllimi i tyre po kuptohet, mirëpo nuk po i kuptojë karakteret e këtyre njerëzve se me çfarë morali flasin për mirëqenie të qytetarëve. Edhe njëherë dëshirojë të falënderojë vendimin e kryeministrit dhe për këtë vendim duhet t’ia dijë për nderë çdo studentë sepse kjo rritje nuk është bë për një apo dy muaj, mirëpo për gjithë vitet në vazhdimësi. Bëhuni realist, dhe zhvishuni nga petku politik, kur është e drejtë përkraheni.
/Remzi ISENI/
Absolvent në Fakultetin Juridik – UPGJ!