DYLON

Gjykata Themelore në Gjilan liron nga akuza të pandehurin N. S.

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka liruar nga akuza të pandehurin N. S. pasi që nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri N. S. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, se me datë 07.05.2016 rreth orës 16:00 në cilësinë e personit zyrtar – polic ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete apo personit tjetër, apo që të i shkaktoj dëm personit tjetër, duke lejuar një veturë të i shmanget obligimeve doganore për të futur një sasi helmi prej 18 litra dhe një paket me 6 kg pluhur në vijën kufitare Kosovë – Serbi.

EkoHigjiena

Në këtë rast trupi gjykues nuk ka arritur të vërtetoj se i pandehuri ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.