DYLON

Gjykata Themelore në Gjilan e dënon të akuzuarin S. S. me gjashtë muaj burgim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda dënon të akuzuarin S. S. me gjashtë muaj burgim, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I akuzuari S. S. serb, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 23.08.2013 rreth orës 12:00 në Gjilan, në cilësinë e personit zyrtar ka kryer një veprim në kundërshtimi me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që të dëmtuarit F. D. i ka kërkuar shumën prej 500 Euro, me qëllim të kalimit – dhënies së kundërligjshme të patentë shoferit.

EkoHigjiena

Trupi gjykues për këtë vepër e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim ka për të i’u llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.