DYLON

Gjykata Themelore Gjilan liron ish-kryetarin e Komunës së Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur Aktgjykim Lirues ndaj ish – kryetarit të Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli.

Personi në fjalë ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, ngase me datë 19.02.2013, sipas saj, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, ose shkaktimit të dëmit të personit tjetër, ashtu që i dyshuari ka lidhur kontratë me nr. 02-1305, me IPKO Telecomunications LLC, me seli në Prishtinë për shërbimet e telefonisë mobile, me çmim prej 1.665 Euro për muaj dhe gjatë vitit kalendarik 19.980 Euro, duke i anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit.

EkoHigjiena

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, nuk ka arritur të vërtetoj se i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.