DYLON

Gjykata Themelore e Gjilanit ka bashkëpunim të mirë me Njësinë e Transportit të Burgosurve

Gjykata Themelore e Gjilanit ka bashkëpunim të mirë me Njësinë e Transportit të Burgosurve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore Gjilan, Ramiz Azizi gjatë ditës së hënë ka pritur në një takim Pamela Wallace, nga ICITAP –i, projekt i Ambasadës Amerikane, njëherët këshilltare e Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Mentor Avdyli – Udhëheqës i Njësisë për Përcjelljen të Burgosurve dhe Bujar Qadraku – Mbikëqyrës i Njësisë.

Kryetari Azizi ka vlerësuar jashtëzakonisht të kënaqshëm bashkëpunimin mes Gjykatës dhe Njësisë së Transporti, për transportimin e të burgosurve, që sipas tij deri më tani nuk është hasur në ndonjë problem.

Për këtë ai ka falënderuar udhëheqësit e kësaj njësie, gjithashtu edhe këshilltaren ICITAP – it për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Ndërkohë, Udhëheqësi i Njësisë, Mentor Avdyli ka folur për bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë që mbretëron, duke mos përmendur ndonjë problem eventual, ndërsa kërkesë e tij për të gjitha gjykatat, ka qenë që kur të paraburgosurit të kenë ndonjë rast vdekje, ato leje të i lëshohen nga gjykata vetëm për rastet e ngushta të familjes dhe jo për persona të tjerë, gjithashtu ka kërkuar që stafi korrektues të jetë sa më afër të paraburgosurve në seancat e gjykimit përhirë të sigurisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe palëve prezent.

Ndryshe, aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, janë 185 të burgosur, ndërsa kapaciteti është për 300 persona, mysafirët si problem kanë përmendur mungesën e stafit administrativ në këtë qendër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.