DYLON

Gjykata të trajtojë me prioritet paditë e kompanive të naftës lidhur me vendimin e autoritetit të konkurrencës

Gjykata të trajtojë me prioritet paditë e kompanive të naftës lidhur me vendimin e autoritetit të konkurrencës
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës lidhur me shkeljen e pretenduar të çrregullimit të konkurrencës tregtare nga ana e kompanive të naftës në Kosovë.

Koha në të cilën është nxjerrë një vendim i tillë është relativisht e papërshtatshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID19, përfshirë këtu edhe pezullimin e punës së gjykatave dhe vonesën e mundshme në trajtimin e padive të ndërmarrjeve të prekura, gjë që cenon të drejtën universale të palëve për gjykim të shpejtë.

Në rrethana kur vetë Autoriteti konkludon se ndërmarrjet e hetuara nuk kanë abuzuar me pozitën dominuese në treg, as në formë individuale e as kolektive, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane thërrasin për përmbajtje për sa i përket pretendimeve që janë objekt i vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, për shkak të shmangies së dëmeve të mëtejme mbi ndërmarrjet për aq kohë sa gjykatat e Republikës së Kosovës nuk do të nxjerrin aktvendime të plotfuqishme.

EkoHigjiena

Në këtë kontekst dhe duke parë lartësinë e gjobave që u janë shqiptuar ndërmarrjeve nga ana e AKK-së, e që rrezikon edhe mbijetesën e këtyre ndërmarrjeve, por edhe dëmin jomaterial që u është shkak shkaktuar ndërmarrjeve përkatëse, trajtimi i padive në konfliktin administrativ duhet të bëhet me prioritet dhe objektivitet maksimal, duke u ofruar kështu ndërmarrjeve mundësinë e lirimit nga akuzat e pretenduara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.