DYLON

Gjykata Kushtetuese ta tërheqë vendiminGjykata Kushtetuese ta tërheqë vendimin

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet të cilit dy prona shoqërore, “Apiko” dhe “Iliria”, mbesin në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Selmanaj ka vlerësuar se ky vendim është i turpshëm, i padrejtë dhe i ndikuar nga politika. Ai ka thënë se këto prona janë asete të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe të turizmit në Decan. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka legjitimuar vendimin e Kuvendit të Serbisë të kohës së Millosheviqit. Selmanaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e ndikuar nga ndërkombëtarët, prandaj ka vendosur në favor të Manastirit të Deçanit. Megjithatë, ai ka bërë me dije se ky vendim është i papranueshëm dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet dhe mekanizmat ligjor.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.