DYLON

Gjykata i shqipton dënim me burg prej një viti të akuzuarit R. H.

Gjykata i shqipton dënim me burg prej një viti të akuzuarit R. H.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues me burgim ndaj të akuzuarit R. H. 

I akuzuari me datë 22 korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B., ashtu që fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revoles, mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, e më pas me grushte e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse, me ç’rast i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i vetëm gjykues në Departamentin e Përgjithshëm, ka shqiptuar dënim prej 1 (një) viti burgim, të cilin dënim do të vuaj i akuzuari pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.