DYLON

Gjykata i cakton një muaj paraburgim “grabitësit”

Gjykata i cakton një muaj paraburgim “grabitësit”
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit D. K.. 

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 22.06.2021, rreth orës 05:40 minuta në rrugën “Adem Jashari”, në Kamenicë i pandehuri duke përdorur forcën ndaj personit tjetër e përvetëson pasurinë e personit tjetër në atë mënyrë që në pompën e derivateve “IP Petrol”, hynë me një person të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur punëtorin A. Z., kanë arritur që nga arka e pompës së derivateve të marrin shumën e të hollave prej 229 Euro dhe të largohen nga vendi në drejtim të panjohur. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “grabitje” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.