DYLON

Gjykata e Vrajës dënon PD-në në Bujanoc për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar

Avatar photo Redaksia

Gjykata për kundërvajtje në Vrajë-Njësia në Bujanoc ka shpallur vendimin që shqipton dënimin e Partisë Demkratike në Bujanoc dhe kryetarin e saj Nagip Arifi për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptarë në selinë e partisë së tijë për festën e nëntorit, shkruan Titulli.com.

Kjo gjykatë ka shqiptuar dënimin me arsyen se kjo parti në selinë e vet më 28 Nëntor të vitit 2014 ka vendosur flamurin e shtetit të Shqipërisë pa vendosur krahas edhe flamurin e Serbisë dhe në këtë rast ka shkelur ligjin për pamjen e përdorimit të flamurit dhe himnist të Serbisë.

EkoHigjiena

Sipas dokumentit-vendimit të gjykatës Partia Demokratike si subjekt juridik dënohet me vlerë prej 100 mijë dinarë (afro 850 euro) dhe bartësi i kësaj partie Nagip Arifi si person fizik prej 10 mijë dinarëve (85 euro).

Përdorimi i simboleve kombëtare për pakicën shqiptare në Serbi akoma nuk është rregulluar me ligj dhe një pjesë e shqiptarëve vazhdojmë të ndjeken penalisht për përdorim nëpër ambiente të hapura dhe të mbyllura për festën e 28 Nëntorit- ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.