DYLON

Prokuroria Themelore e Gjilanit: Ndaj Mefail Shkodrës ishin ngritur katër aktakuza

Prokuroria Themelore e Gjilanit: Ndaj Mefail Shkodrës ishin ngritur katër aktakuza
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dal me një sqarim për publikun, në të cilin thuhet:

Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023  është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

EkoHigjiena

Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë, thuhet në sqarimin e kësaj Prokurorie.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.