DYLON

Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpiak tri gjinekologet e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka lënë në arrest shtëpiak tri gjinekologet M.Sh., H.Z., dhe V.K. duke ia refuzuar si të pabazuar ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës. Të tria këto dyshohen se nga pakujdesja dhe neglizhenca mjekësore quan në vdekjen e pacientes Arbenita Spahiu, e cila kishte gjakderdhje pas lindjes së foshnjës së saj.
Në njoftimin për media, Gjykata e Apelit thuhet se është lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, për të pandehurat M.Sh., H.Z., dhe V.K. Në këtë mënyrë kolegji penal i kësaj gjykate, të premten me 01.04.2016, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan PPR.KR.50/2016, të datës 24.03.2016.

Të pandehurat M.Sh. dhe H.Z. po dyshohen se kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje: Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe mosdhënie e ndihmës mjekësore nga neni 261 i të njëjtit ligj. Ndërsa e pandehura e tretë po dyshohet se ka bashkëvepruar me to në veprën penale mosdhënie e ndihmës mjekësore.

EkoHigjiena

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur të pandehurave ua a ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, masë kjo që do të siguroj rrjedhë normale të procedurës penale dhe parandalim të përsëritjes se veprës penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.