Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 05.04.2023, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarit L.H dhe Sh. H., ku i pandehuri del nga vetura dhe shkrep me revole në drejtim të dëmtuarve dhe i godet në pjesët e poshtme të trupit, ku për shkak të lëndimeve të marra të dëmtuarit detyrohen të marrin trajtim mjekësor.
Më këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake duke i parë karakteristikat personale të pandehurit, ambienti dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri i njëjti do të mund të përsërisë veprat penale apo edhe të kryejë vepra tjera penale me pasoj më të rëndë, gjë që kjo paraqet arsye për caktimin e masës së paraburgimit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /2LONLINE/