Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. M.
I akuzuari dyshohet se me datë 28.03.2020, rreth orës 13:00 minuta, në fshatin Vërbovc, Komuna e Kllokotit, pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me detyrën zyrtare me të dëmtuarin Z. J., oficer policor në Stacionin Policor në Kllokot, i pandehuri ka shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit me armë zjarri “Zastava” tw kalibrit 6.35 mm, duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprat penale (1)“vrasje e rëndë në tentativë” dhe (2)“mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, për veprën e parë ka shqiptuar dënim me burgim prej 8 (tetë) vjet e 6 (gashtë) muaj, ndërsa veprën penale të dytë dënim prej 8 (tetë) muaj burgim.
Me zbatimin e dispozitave ligjore të dënimit unik, të akuzuarit i shqiptohet dënim prej 9 (nëntë) vjet burgim, gjithashtu Gjykata ka shqiptuar edhe dënimin plotësues konfiskimin e armës.
Trupi gjykues ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.