DYLON

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. A.. 

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.05.2022, rreth orës 21:30 minuta në Gjilan, pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të pandehurit dhe të dëmtuarit S. P., i njëjti me një thikë e godet në pjesën e shpinës dhe në pjesë tjera trupit, duke i shkaktuar plagë qarëse – shpuese, njëkohësisht duke përdorur edhe një shkop druri në drejtim të dëmtuarit duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili për shkak të lëndimeve të marra i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.