DYLON

Gjykata cakton masën e paraburgimit të pandehurit L. J.

Gjykata cakton masën e paraburgimit të pandehurit L. J.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. J. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L. J., dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në një kafiteri në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V.

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën vrasje e rëndë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, pasi që po të gjendet në liri mund të i ikë ndjekjes penale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.