DYLON

Gjumi pastron toksinat nga truri i njeriut

Gjumi pastron toksinat nga truri i njeriut
Avatar photo Elife Sherifi

Gjumi pastron toksinat nga truri ynë ndërsa flemë dhe mund të hap rrugë të reja për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që prekin sistemin neurologjik.

Sipas studimit të Universitetit të Bostonit, kur flemë truri udhëton nëpër disa faza, nga një gjumë i lehtë tek një gjumë i thellë.

Në këtë fazë duket sikur kemi rënë pa vetëdije dhe bazohet në lëvizjen e shpejtë të syve dhe është më e madhe mundësia që të shikojmë ëndrra.

EkoHigjiena

Sipas ekspertes që u mor me studimin Laura Lewis, gjumi i thellë shoqërohet me ruajtjen e kujtesës.

Një studim i rëndësishëm i vitit 2013 mbi minjtë,  tregoi se ndërsa flinin toksinat si beta amiloid, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjen e Alzheimerit, u zhdukën.

Ai proces ndodhi vetëm gjatë gjumit dhe u  dyshua se lëngu cerebrospinal, pjesë e trurit mund të jetë i përfshirë.

Gjatë gjumit të lehtë, valë të mëdha, të ngadalta të lëngut cerebrospinal ishin duke ecur në tru, ku  neuronet fillonin  të sinkronizoheshin, ndizeshin e fikeshin në të njëjtën kohë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.