Fëmijët që nuk flenë në një orar të caktuar ka më shumë mundësi që të kenë probleme me sjelljen kur të rriten. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim nga kërkuesit e Universitetit të Londrës.
Oraret e ndryshme të gjumit prishin ritmin e zakonshëm të organizmit tek të vegjlit dhe shkaktojnë pagjumësi. Rrjedhimisht, kjo gjë ndikon në tru dhe gjatë rritjes këta fëmijë kanë probleme me sjelljen.
Ky studim i publikuar nga ‘Daily Mail’ ka marrë nën vëzhgim rreth 10 mijë fëmijë dhe të dhënat nxorën në pah se sidomos ata të moshës 3-5 vjeç shkonin për të fjetur në orare të ndryshme në ditë të ndryshme.
Sipas ekspertëve britanikë, mosmbajtja e një regjimi të rregullt shkakton sjellje jo të mira tek fëmijët në shkollë duke filluar nga mosha 7 vjeç e sipër./topchannel/