DYLON

Gjuha e Politikës dhe Politikanëve

Avatar photo Redaksia

Politika

Politika një arti i qeverisjes së kamotshme si armën më të fort të saj gjithmonë ka pasur gjuhën, fjalën, fjalimet. Nuk do të mundësh të bëhesh një politikan i mirë nëse nuk ke një oratori të fortë. Dikur fjalimet e politikanëve të kohës mbaheshin mend nga elektorati dhe simpatizantët e tyre me vite pothuaj se edhe me shekuj.

EkoHigjiena

Fjalimi i një presidenti të shtetit apo një udhëheqësi politik ishte aq madhështor e përmbajtjesor sa që ngrite moralin jo vetëm të shtetit apo popullatës së tij, por edhe të popujt e tjerë.

Ne dhe politika

Sa e kuptojmë ne si shqiptar politikën? Bëjmë politikë konstruktive apo destrukutive? Sa janë në gjendje populli shqiptarë ta dallojë politikanin e aftë dhe të paaftë? Sa i kuptojmë fjalimet e tyre ne si popull dhe sa janë bindëse ato tek ne?
Këto po thuajse janë pyetje që nuk mundë të kenë përgjigjen adekuate apo edhe nuk mundë t’i gjesh fare përgjigje.

Tek ne në Kosovë më shumë zhvillohet politika rrënuese se sa politikë dobiprurëse, këtë e kanë dëshmuar edhe raportet nga këshillat e jashtëm evropian e botëror por edhe gjendja e popullit dhe e vendit tonë në të cilën jetojmë sot. Nga kjo politikë destruktive njerëzit në Kosovë jetojnë në një gjendje të rënd ekonomike dhe të pa perspektivë.

Arti i politikbërjes tek ne nuk bazohet në cilësi po në sasi.

Parti e fortë është ajo parti që ka më së shumti elektorat apo militant pas veti se sa ajo që i sjell dobi vendit e ne realitet do të duhej të ishte anasjelltas.

Ne nuk mundë të mendojmë se çka përfitojmë nga shteti se a jemi të barabartë të gjithë në këtë shtet, si punëtori fizik si ai zyrtar, se kush po përfiton më shumë, se a ka shtresë apo klasë që nuk përfitojnë fare asgjë nga ky shtet, etj.

Këto nuk janë hallet tona, sepse falë gjuhës së përdorur nga politikanët ne mendojmë se si mos të lejojmë të humb partia që ne simpatizojmë dhe pse ne nuk përfitojmë asgjë nga ajo.
Po të mendonim se a përputhën interesat e politikës ose politikanit tonë me interesat e tona nuk do të ishim në këtë gjendje të cilën jemi tani.

Gjuha banale e politikanëve

Është bërë trend dhe traditë që një politikan të ketë një gjuhë fyese dhe përdorim të fjalëve ofenduese. Ndoshta ata vetë po e cilësojnë si një lloj edukate politike apo ndoshta po ndihen më me privilegj nëse marrin guximin të fyen një koleg të tyre, gazetar, publicist, apo kushdo qoftë që bie në kundërshtim me parimet e tij.

Të kesh kundërshtar politik nuk do të thotë se ai është një njëri i cili nuk ka vlera dhe nuk meriton të respektohet, pa marrë parasysh qëndrimin e tij nuk do të ishte morale të fyhej me banalitet mendimi i dikujt tjetër.

Ç’do lloj fyerje vjen si rezultat i të qenit jo politikan. Politikanet tanë do të duhej më shumë të mësonin rregullat protokollare si dhe të mësonin më shumë oratori politike.

Cilin fjalim do ta merrnin si shembull qytetarët e Kosovës?!
Asnjë, pasi që ne nuk kemi çfarë të marrim sepse nuk kemi fjalime politike, por fyerje dhe konfrontime politike të plasuara me fjalë banale duke u munduar të ulin kundërshtaret e tyre politik.

As njëherë një politikan i mirëfilltë nuk do të përdorte fjali fyese, por kundërshtimet e tij me kundërshtarin politik duhet të ishin fjalë politike, akademike dhe jo fjalë të cilat nuk i takojnë një intelektuali.

Do të doja të dija nëse këta politikan që përdorin këso lloj fyerjesh e jo rrallëherë edhe banale a mendojnë se ato interpretohen tek pjesa dërmuese e popullatës dhe se ndikojnë ato në aspektin psikologjik, ku përmes mjeteve të informimit publik e privat, gazetave e portaleve tona të cilat ende pa mbaruar mirë fjalimi botojnë me shkronja të mëdha fjalët e ndyra të politikanëve për të dalë medium më I shiquar apo i klikuar në internet.

Këto fjal fyese e të ndyra i ndëgjojnë duke filluar nga fëmijët përmes televizioneve, rinia që përdorin rrjeteve sociale, pastaj nxënësit e shkollave fillore e të mesme, e që lexojnë ç’do lajm e fjalim të këtyre politikanëve e pastaj dhe shtresat e tjera të popullsisë.

Po si do të ndikoj ky fjalim tek ana psikologjike e të rinjve, e mendojnë a thua vall묬?! Tek ata të rinj të cilët janë ardhmëria e këtij vendi, tek ata të rinj të cilëve ju u kërkoni votën për të ardhur aty ku jeni, mirëpo ata ju votojnë për të bërë politikë, jo për të fyer njëri-tjetrin për të arritur deri te “ulësja”.

Si do të mundë një nënë të qortojë fëmijën e saj nëse përdor një fjalë banale kur po ai fëmijë këso lloj shprehje dëgjon nga seancat parlamentare e aty qëndrojnë ata që e udhëheqin shtetin, ku ai rritet. Pasi që politika nga ana morale nuk po mund të korrigjojë këtë traditë të ultë politike kjo çështje do të duhej të rregullohej me ligj dhe prokuroria të jepte fjalën e saj.

Nuk është në rregull që gjuha e politikanit të jetë banale dhe e ndyrë kur ajo ndiqet nga popullata dhe masat e gjëra të saj, mirëpo nëse kjo gjë nuk ka zgjidhje atëherë t’i vënë sanksionet mediatike duke filluar nga televizioni që çdo gjë që ka të bëjë më politikën, duke filluar nga seancat parlamentare, të jetë 18+.

Fyerjet mediatike apo tani postimet e tyre në rrjetet e tyre sociale me përmbajtje shumë të rënda të banalizimit, po cilësohen si garë mes politikanëve të cilët po harrojnë së përfaqësojnë popullin dhe se po ai popull nga politika e tyre shkatërruese po vuan dhe po e jeton një gjendje të tillë, që është më e rënda në rajon. /2L ONLINE/