DYLON

“Gjuha e kaltër” po shfarosë bagëtitë në Medvegjë

Avatar photo Redaksia

Në territorin e komunës së Medvegjës është lajmëruar sëmundja “gjuha e kaltër”- ethet katarale, sëmundje virusale e cila rrezikon t’i shkatërrojë kafshët, në veçanti delet, ndërsa ekipet veterinarike edhe sot janë në terren.

Komuna ka siguruar ndihmë urgjente financiare për 30 blegtorë të cilët kanë lajmëruar që tek kafshët është vërejtur kjo sëmundje prej të cilës janë të rrezikuara 300 dele.

EkoHigjiena

“Kemi rast që në një shtëpi prej 100 deleve kanë ngordhur 50 dele, ndërsa nga buxheti komunal parat do të shkojnë në vaksinimin e gjithë kafshëve në territorin e Medvegjës”, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq shkruan gazeta “Novosti” të cilës i referohet Portali Titulli.

Kjo sëmundje nuk mund të bartet tek njerëzit, ndërsa te kafshët e bartin mushkonjat dhe rriqrat. Ajo shpërndahet tek kafshët kështu që gjuha pas kafshimit të mushkonjave ose rriqrave i bëhet e kaltër, pas të cilës kafsha nuk mund të ushqehet dhe ngordh.

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.