Gjuha denigruese nuk është rruga e duhur për në fron!

Gjuha denigruese nuk është rruga e duhur për në fron!

Të trumbetosh gjithandej se je shpëtimtari dhe unifikuesi, dhe të njëjtën kohë me gjithë atë vrazhdësi të merresh me bashkësinë brenda së cilës pretendon të jesh, madje edhe në krye të saj, duke e fyer atë pareshtur, me një zhargon tejet diskreditues, atëherë diçka këtu sikur nuk po funksionon dhe si rrjedhojë,kjo teori bie poshtë.

Nga: Shefik Surdulli

Jemi në proces të brendshëm zgjedhor për ta riorganizuar, rimëkëmbur e stabilizuar partinë. Të gjitha këto premisa janë në anën tonë, janë në rrugë të mbarë. Por, nëse nuk jemi të kujdesshëm, dhe gjithçka brenda këtij procesi përdoret ekskluzivisht në relacion me interesin personal, atëherë edhe kjo teori bie poshtë, si e para.

Duke e parë PDK-në si interes i përbashkët i bashkësisë së cilës i takojmë; si e vetmja alternativë dhe mundësi e artë për realizimin e interesave jetike të qytetarëve tanë, ne jemi zotuar ta ruajmë këtë vlerë, por jo gjithmonë në kurriz të veprimtarëve të dëshmuar e të një lumi të madh aktivistësh – akoma idealist!

Prandaj, duke e ndjerë këtë gjuhë të pakulturuar, si: degraduese,shpifëse, përçarëse «krahinore», atëherë, atyre që ia kanë mësy «fronit» përmes kësaj rruge, i sugjeroj publikisht, që së pari ta pastrojnë veten nga të bëmat e tyre, ta kursejnë edhe për pak kohë Degën e PDK-së në Gjilan, nëse vërtetë ndjejnë diçka për te!

/autori është sekretar i Degës së PDK-së në Gjilan/

KOMENTE