DYLON

Gjobitet vozitësi për tejkalim të kolonës në anën e djathtë në hyrje të qytetit të Gjilanit

Gjobitet vozitësi për tejkalim të kolonës në anën e djathtë në hyrje të qytetit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, njësitet e trafikut rajonal, me 19 gusht 2021 kanë marr veprimet e menjëhershme policore dhe kanë arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e tij, ka tejkaluar kolonën e automjeteve në anën e djathtë në dalje të Gjilanit ku shkaktoi kundërvajtje në komunikacion.

Kjo informatë me foto është dërguar nga një qytetar në adresë të policisë rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

Pas verifikimit nga ana e hetuesve të njësisë së trafikut rajonal ftohet vozitësi dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, e paraparë me ligj të komunikacionit rrugor.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët, që të njoftojnë policinë, për kundërvajtjet e ndryshme, që  në komunikacionin rrugor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.