DYLON

Gjobitet qytetari që nisi krasitjen e drunjve në pronë publike

Gjobitet qytetari që nisi krasitjen e drunjve në pronë publike
Avatar photo Elife Sherifi

Inspektorati i Komunës së Gjilanit ka ndërprerë aktin e krastitjes së disa drunjve në pronën publike (trotuar) nga ana e një qytetari në lagjen “Dardania”, i cili e kishte ndërmarrë këtë veprim pa leje të organeve komunale.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se me të marrë informatën, të premten në ora 16:00 ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka bërë proces qytetarit në fjalë dhe i ka njoftuar organet e shtetit për procedur9 të mëtutjeshme.

Komuna e Gjilanit apelon të gjithë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla sepse kjo është në kompetencë të organeve komunale, përndryshe nuk do të ketë kompromis dhe do të pasojnë gjoba të rënda, ku me të njejtit do të merren gjykatat kompetente.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.