DYLON

Gjobitet pasi voziste 113 km/h aty ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h – njoftohen edhe autoritetet zvicerane

Gjobitet pasi voziste 113 km/h aty ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h – njoftohen edhe autoritetet zvicerane
Avatar photo Redaksia

Më datë 25.07.2025, zyrtarët policorë të Njësisë për Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave të rregullta për kontrollin e trafikut rrugore në pikë kontrollit të automjeteve në rrugën nacionale Gjilan – Kamenicë, kanë ndaluar një automjet me targa ZH (Zvicerane) i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut gjashtëdhjetë (60) km/h duke vozitur njëqind e trembëdhjetë (113) km/h.

Ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre (3) muajsh.

EkoHigjiena

Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit Zviceran, për bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit përkatës në territorin e shtetit tjetër, gjoba e shqiptuar do të përcillet për njoftim tek autoritetet kompetente në Zvicër sipas marrëveshjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.