Gjobë për qytetarin i cili hodhi mbeturina në ambientin publikFOTOILUSTRIM

Gjobë për qytetarin i cili hodhi mbeturina në ambientin publik

Pas ankesave të qytetarëve dhe njoftimit nga Policia se në fshatin Busavat, lagjia e Oranve janë hedhur mbeturina në ambientet publike, Inspektoriati i Komunës ka reaguar menjëherë duke dal në teren për të monitoruar situatën.

Gjatë verfikimit u pa se një qytetar ka hedhur mbeturina në atë pjesë duke dëmtuar ambientin.

Inspektoriati ka dënuar personin me gjobë mandatare (100 euro) dhe ka kërkuar nga ai që brenda 24 orëve të dal dhe t’i largojë mbeturinat nga aty, dhe t’i dërgojë në vendet e caktuara për mbeturina.

Komuna e Kamenicës vazhdon të jetë falënderuese ndaj qytetarisë aktive, ku fal tyre qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët nuk po i respektojnë rregullat po dënohen konform ligjit.

KOMENTE