Gjobat nuk munguan as këtë të diele, policia shqiptoi 1 mijë e 238 tiketa gjobitëse
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 238 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 56 aksidente trafiku, 22 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
