DYLON

Gjoba për tejkalim shpejtësie dhe përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Gjoba për tejkalim shpejtësie dhe përdorim të telefonit gjatë vozitjes
Avatar photo Redaksia

Njësite Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në dy raste të ndara kanë shqiptuar gjoba në trafik ndaj dy ngasësve.

Në rastin e parë ngasësi i automjetit në pikë kontrolli me radar është hasur duke tejkaluar shpejtësinë e lëvizjen në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut ka qenë 50 km/h në 111 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajsh.

EkoHigjiena

Në rastin e dytë është hasur drejtuesi i automjetit i cili ishte duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, përsëritje e kundërvajtjes së njëjtë për herën e dytë. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajsh. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.