DYLON

Gjithëçka që fillon me inat, do të përfundojë me turp

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Drilon MILAZIMI

/2L ONLINE/ – Institucioni dhe tempulli i demokracisë, po shndërrohet në një arenë të muskujve e gladiatorëve, në një arenë ku po instrumentalizohet shpifja dhe etiketimet të cilët po kalojnë deri në banalitet. Ka filluar të përdhoset dinjiteti i një deputeti – i cili është përfaqësues i popullit.

EkoHigjiena

Gjithnjë e më shumë po legjitimohet dhuna dhe fyerja, dhe po distancohen nga gjuha e argumentetit dhe përballjes etike – verbale. Mes politikës dhe etikës – po e zgjedhin baltën në gjuhë, baltën në mendje, baltën në veprim. Realisht, Kuvendi është shndërruar në një Trekëndësh të Bermudës, ku të gjithve u lejohet të paragjykojnë, mirëpo ende s’është vërtetuar asnjë konkludim e etiketim i saktë.

Në të shumtën e rasteve, nëse përcjellet një seance plenare, krijohet përshtypja që janë duke folur të burgosurit e Alcatrazit – e jo deputetet e Kuvendit. Më shumë flitet e njolloset personaliteti i tjetrit në Kuvend, se sa në disa burgje botërore – mes personave me precedent penal. Këto veprime mbi gjitha nuk kanë qenë asnjëherë simbol i traditës shqipëtare. Përsëritja e shpesht e këtyre veprimeve, domosdoshmërisht e mbjellë këtë farë të kalbur në traditën tonë të pastërt.

Deputët, respektivisht – Opozita, në qoftë se dëshiron ta ndryshoj bindjen e qytetarëve karshi disa personaliteteve, atë duhet ta bëj me argumente. Mjaftueshëm është terrorizuar mendja e qytetarëve me shpifje ordinere. Mjaftueshëm është kontaminuar!

Rëndësia qëndron në faktin se qytetarët si shumicë durimin si një formë të dëshpërimit e kanë transformuar në vyrtyt. Po qëndrojn indiferent dhe neutral karshi përballjes e cila mund ta dërgoj shtetin buzë greminës. Kështu edhe ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit. Me shumë ankth, vëmendje e dëshpërim i shikuan ato skena aspak të hijshme, me skenar të servuar nga disa deputetë.

Edhe trazirat e shkaktuara jashtë Kuvendin – duket se kanë qenë të orkestruara. Këtu shtrohet pyetja se në asnjë protestë të organizuar nga këta deputetë, apo parti politike – asnjëherë fëmijët e tyre nuk bëhen pjesë e protestës, mirëpo shfrytëzohen pak qytetarë për t’i përmbushur qëllimet e tyre. Nëse kauza është njëmend aq e madhe, përse më të afërmit e tyre mungojnë. Nuk po munden t’i bindin, apo nuk po dëshirojnë, sepse thellësisht idesë për protestë, e dijnë që janë gabim. Gjithëçka që fillon me inat, do të përfundojë me turp, thoshte dikur Benjamin Franklin! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.