Gjithçka gati për turneun e boksit “Pavarësia 2014”
Kryetari i Këshillit Organizativ të turneut ndërkombëtar të boksit “Pavarësia 2014”, Latif Demolli, ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për edicionin e gjashtë të këtij turneu, i cili organizohet nga Federata e Boksit e Kosovës për tradicionalisht për nder të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në këtë turne krahas boksierëve nga Kosova do të marrin pjesë edhe boksierë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. “Ne si Këshill Organizativ i kemi bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij turneu dhe besoj se dashamirët e boksit do të shohin meçe interesante dhe cilësore. Turneu është një ditor dhe janë paraparë të zhvillohen 10 duele”, ka theksuar Demolli. Ai ka bërë të ditur se për arsye personale në këtë turne nuk do të marrin pjesë dy boksierët më të mirë kosovarë, Liridon Zeqiri dhe Armend Xhoxhaj. I pari ka obligime në fakultet, kurse i dyti ende nuk është shëruar nga operimi në hundë. Turneu zhvillohet, të dielën, në orën 12:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.
Çiftet
60kg Diell Vranoci (Kosovë) – Bujar Tahiri (Kosovë)
60kg Martin Aleksov (Maqedoni) – Rexhildo Zeneli (Shqipëri)
64kg Momcillo Zlaticanin (Mali i Zi) – Alban Qiriqi (Kosovë)
64kg Saso Leskaroski (Maqedoni) – Naser Shala (Kosovë)
69kg Bojan Risteski (Maqedoni) – Astmer Bilalli (Shqipëri)
75kg Emiliano Çerkini (Shqipëri) – Besart Xhafa (Kosovë)
81kg Tefik Mancaku (Shqipëri) – Pirro Çuni (Kosovë)
91kg Marko Radonjic (Mali i Zi) – Martin Aleksov (Maqedoni)
