DYLON

Gjithçka gati për transmetimin live të seancës së Kuvendit të Gjilanit në kanalin zyrtar në Youtube

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka implementuar projektin për transmetim live të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit zyrtar të Youtube. Të gjitha përgatitjet janë bërë në mënyrë që seanca e të mërkurës të transmetohet livestream, projekt ky që implemntohet nga Zyra për Infomim Publik, me mbështetje të fuqishme të kryetarit Lutfi Haziri, e që është i pari në histori të institucioneve kosovare deri sot, thuhet në një njodftim të Komunës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur gëzimin për implementimin e projektit, duke thënë se transparenca është alfa dhe omega e qeverisjes së tij.

EkoHigjiena

“Ky është njëri nga projektet shumë të rëndësishme që e kemi realizuar. I rëndësishëm është fakti që projekti ka kosto të ulët. Nëse më parë mbledhjet janë transmetuar vetëm në radio, transmetimi përmes kanalit Youtube është një mundësi shumë e mirë për qytetarët e Gjilanit për t’u informuar me kohë me zhvillimet brenda Kuvendit. Transparenca është alfa dhe omega e qeverisjes në Gjilan”, ka thënë Haziri.

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit nis të mërkurën në ora 10:00, ndërkaq mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Youtube “Komuna Gjilan”, sikurse edhe faqen zyrtare të internetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.