Kosova do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve kundër Greqisë, sonte me fillim nga ora 20:45, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Para kësaj sfide, pamjet e fundit nga stadiumi janë mahnitëse, ku “Dardanët” janë përkujdesur edhe me një baner të mrekullushëm për mbetejën e COVID-19, duke falenëruar heronjtë e betejës në përballje këtë virus.
“Faleminderit heronjë të mbetejës kundër COVID-19”.
Në anën tjetër, edhe futbollistët e Kosovës kanë dhënë mesazhe se si duhet të mbrohemi nga pandemia COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur disa futbollistë të Kombëtares dhe futbollistët e përfshirë në video ishin: Samir Ujkani, Amir Rrahmani dhe Atdhe Nuhiu.