DYLON

Gjirafa e sapo lindur në Bazel pagëzohet me emër shqip!

Gjirafa e sapo lindur në Bazel pagëzohet me emër shqip!
Avatar photo Elife Sherifi

Ka ndodhur edhe me lindjen e një gjirafe në Kopshtin Zoologjik të Bazelit. Gjirafa “e vogël” ka ardhur në jetë më 27 mars të këtij viti, ndërsa mediet lokale të Bazelit këtë njoftim e bëjnë,  duke treguar edhe emrin e kafshës simpatike e paqësore.

Dhe ky emër, për befasinë tonë është: “Qendrim”. Nuk dihet tash për tash preteksti ose motivi për pagëzimin me këtë emër, por gjithçka lë të kuptohet se bëhet fjalë për emrin e njohur shqiptar, Qëndrim.

Siç ka bërë të ditur kopshti zoologjik në një njoftim për media, të përcjellë nga telebasel, Qëndrimi, i biri i gjirafës 10 vjeçe, Kianga, në momentin e lindjes ka peshuar 71 kilogramë. Babai i Qendrimit është Xamburu, 10 vjeç.

EkoHigjiena

Që nga moementet e para të ardhjes në jetë, Qendrimi është treguar i fuqishëm dhe është ngritur në këmbët e veta vetëm gjysmë ore pas lindjes. Nuk ka shkuar as një orë e plotë deri në momentin kur ai ka filluar të thithë në gjirin e së ëmës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.