DYLON

Gjini: Shkojmë si Bllok nëse ka zgjedhje të reja

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se nëse krijohen rrethanat për të shkuar në zgjedhje atëherë koalicioni LDK-AAK-NISMA do të jenë në një listë zgjedhore. “Në cilindo variant koalicioni LDK AAK NISMA nuk do të prishet. Nëse do të ketë procedura të tilla, ne do të shkojmë bashkë në zgjedhje”, ka thënë Gjini, pas seancës dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, ky zyrtar i AAK’së ka thënë se s’ka asnjë mundësi të shkohet në zgjedhje të reja, por do të ketë institucione të reja të krijuara në bazë të rezultatit zgjedhor.

EkoHigjiena

Gjini ka lavdëruar Vjosa Osmanin për paraqitjen e fakteve juridike para Gjykatës Kushtetuese derisa ka thënë se PDK po tenton të bllokojë formimin e institucioneve nga shumica parlamentare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.