DYLON

Gjini: Kushtetuesja e kapur nga krimi

Avatar photo Redaksia

Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, duke thënë se kjo gjykatë është kapur nga krimi. Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se qëndrimi i gjyqtarit amerikan Robert Carolan tregon se Kushtetuesja është kapur nga krimi.

Postimi i Gjinit në “Facebook”.

EkoHigjiena

Qëndrimi i gjyqtarit Carolan dhe sqarimi i tij i tregojnë dy gjëra. Së pari, fakti që ai është tërhequr nga puna para se të fillojë interpretimi, me shpjegimin se është në pakicë, tregon se gjyqtarët tjerë e kanë “ditur” si do të veprojnë përkundër sqarimeve. Dhe së dyti, tregon se gjyqtarët e edhe gjykata janë kapur nga krimi. Kjo sepse e interpretojnë kushtetutën në mënyrë të gabueshme dhe jokonsistente, me qëllim, vetëm për ta ndihmuar krimin që e ka kapluar sistemin tonë shtetëror. Por kur i ke votat ka zgjidhje për gjithçka. Vetëm turpin nuk mund t’ia heqim askujt. Turpin le ta bartin për tërë jetën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.