DYLON

Gjimnazistët në Novi – Pazar nuk duan ta mësojnë serbishten

Avatar photo Redaksia

Ka disa ditë që nxënësit e Gjimnazit në Novi – Pazar po heshtin gjatë zhvillimit të mësimit në gjuhën serbishte. Në këtë mënyrë ata po kundërshtojnë këtë gjuhë dhe po kërkojnë që në vend të saj të mësohet gjuha boshnjake, njofton B92, të cilës i referohet Titulli.

 Kërkesën për mësimin e gjuhës boshnjake ata e mbështesin në njëdokument të nëntorit  të këtij viti sipas të cilit minoriteteve u lejohet mësimi në gjuhën e vet.

EkoHigjiena

Pas këtij akti të nxënësve nuk ka munguar as reagimi zyrtar i Beogradit. Madje, nga atje, në Sanxhak ka shkuar edhe një si kërcënim: “Gjuha serbishte nuk bën të konsiderohet gjuhë huaj”, ka thënë ministri serb i Arsimit Tomislav Jovanoviq, i cili megjithatë i ka lutur prindërit e nxënësve që të ndikojnë te fëmijët e tyre për të ndryshuar mendje e qëndrim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.