/2L ONLINE/ – Vajzat nga Shkolla e mesme e Gjimnazit “Zenel Hajdini” janë bërë kampion Republikan në Futsall për 2015 dhe do të përfaqësojnë Kosovën në Poreq të Kroacisë nga 03-10 prill 2016 në Kampionatin Botërorë për sportin shkollor
Shoqata e pedagogëve e sportit shkollor e prirë nga Blerim Sylejmani dhe pedagogët e kulturës fizike pasi me sukses përfunduan garat shkollore, komunale edhe ato regjionale triumfuan edhe në garat nacionale të cilat u zhvilluan në palestrën e sporteve në Drenas të mbështetur nga Federata e sportit shkollor të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare që do të zhvillohen në Poreq të Kroacisë.
Pjesëmarrës ishin 7 Regjionet :Regjioni I Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.
Në xhiron e parë Regjioni i Gjilanit” Sh.M.Gj.”Z. Hajdini”- Sh.M.Gj.”Xh. Buzuku”- – regjioni Prizereni” 6- 0
Në gjysmëfinale Sh.M.Gj.”Z. Hajdini”- Sh.M.Gj.”K. Arbërit” 5 – 1 nga Ferizaji
Në finale Sh.M.Gj.”Z. Hajdini”- Sh.M.Gj.”Hajdar Dushi” 8- 1 nga Gjakova
Më meritoret për suksesin e arritur pa dyshim janë vajzat kampione të prira nga kapitenja: Blerta Shala, Ariana Daku, Ermira Krasniqi, Antigona Behluli, Melisa Osmani, Qëndresa Ramabaja, Elmedina Vranovci, Gentiana Ibrahimi, Donjeta Miftari, Elvirë Pajaziti si dhe Selami Haziri e Blerim Sylejmani për të cilin janë normale titujt e kampionit për arsye se ky është titulli i pesëmbëdhjetë sa i përket sportit shkollor në nivel republikan dhe hera e dytë që do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botërorë për sportin shkollor me shkollën ”Zenel Hajdini” me përkrahje të vazhdueshme nga Drejtori i shkollës Sami Hoxha i cili ishte edhe promotor i sukseseve të kësaj shkolle.
Me këtë rast, Blerim Sylejmani i uron Gjimnazistet dhe i dëshiron sukses në garat ndërkombëtare që do të mbahen në muajin Prill në Poreq të Kroacisë.
“Shfrytëzoj rastin ti falënderoj në radhë të parë kryetarin e komunës Lutfi Haziri për mbështetje dhe përkrahje në vazhdimësi për sportin shkollor. Nxënëset–sportistet tona të cilat do ta prezantojnë shtetin e Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare dhe shpresojmë se edhe tani kontributi i gjithë dashamirëve të sportit nuk do të mungoj. Bordin e SH.P.S.SH dhe gjithë nxënësit dhe pedagogët e kulturës fizike që morën pjesë dhe e bënë më madhështor organizimin e garave”, ka thënë Sylejmani. /2L ONLINE/