• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjlan pranon doncion nga bashkëatdhetarët nga Zvicra

Redaksia 2LONLINE 23 Gusht, 2020 2 min
 Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjlan pranon doncion nga bashkëatdhetarët nga Zvicra

Shkolla e Mesme e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, ka pranuar sot një donacion me mjete të konkretizimit nga bashkëatdhetarët tanë në Zvicer, Agon edhe Isuf Behluli, të cilët këtë hap e ndërmorrën në kuadër të krijimit të kushteve më të mira të mësimdhënies në shkencat shoqërore.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, falënderoi donatorët për ketë mbështetje në kohë pandemie, ku këto mjete konkretizimi do të krijojnë kushte më të mira në mësimxënie për nxënësit e kësaj shkolle.

“Tavolinat e punës, karriget, pajisje të ndryshme teknologjike, laptopë, projektorë, kompjuterë dhe mjetet e tjera të konkretizimit, janë vetëm disa nga mjetet që sot e pasurojnë gjimnazin shoqëror dhe mësimnxënien. Ky donacion i cili është ndërmjetësuar nga sekretari Reshat Behluli, është një dëshmi e mirë se çfarë përkushtimi në punë të personelit të shkollës. Në bazë të asaj që kanë deklaruar Agoni dhe Isufi, ky është kontigjenti i parë, sepse në të ardhmen kemi premtimet që do të marrim edhe donacione të tjera të kësaj fushe”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

Ndërsa, në emër të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, ka folur drejtori Sami Hoxha, i cili, ka konfirmuar se me këto mjete do të ndryshojë edhe shkolla edhe cilësia në mësim.

“Ky donacion na jep shpresë që edhe ne të ecim përpara në hap me teknologjinë dhe metodat e punës në fushën e arsimit. Ne kemi nevojë për mjete të konkretizimit, por edhe për donacione të tjera, sepse investimi në arsim është investim në qëndrueshmëri dhe ardhmëri i qëndrueshme e nxënësve tanë”, ka thënë mes tjerash, drejtori Hoxha. /2LONLINE.com/

 

Etiketa:aktuale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.4

29 Qershor, 2022
Policia

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022
2LTV

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit

29 Qershor, 2022
Policia

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

29 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë  

29 Qershor, 2022

Gjilan: Kërkohet përkushtim i vazhdueshëm në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

29 Qershor, 2022

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje në vlerë 350 mijë euro me Ministrin Peci

29 Qershor, 2022

Kryetari Haliti priti në takim ministrin Peci

29 Qershor, 2022

Zgjedhen kryetarët e Këshillave Lokale në lagjet dhe fshatrat e Kamenicës

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com