Gjimnazi “Zenel Hajdini” – Kampion i Komunës në Garat e Sportit Shkollor
“Me krenari të madhe njoftojmë se ekipi i futbollit të Gjimnazit “Zenel Hajdini” është shpallur kampion i Komunës së Gjilanit në garat e sportit shkollor, duke dëshmuar edhe një herë traditën dhe fuqinë sportive të shkollës sonë”, thuhet në njoftim në faqen zyrtare të shkollës.
Më tej thuhet:
Në një garë shumë të fortë dhe me kundërshtarë cilësorë, kampionët tanë treguan talent, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ekipor, duke arritur me meritë vendin e parë. Kjo arritje erdhi falë përkushtimit të madh të nxënësve dhe udhëheqjes profesionale të profesorit të edukatës fizike, Prof. Arben Zeqiri, i cili me mjeshtëri dhe përvojë e drejtoi ekipin drejt këtij suksesi të rëndësishëm.
Gjimnazi “Zenel Hajdini” historikisht ka qenë një vatër që ka prodhuar nxënës dhe sportistë elitarë, shumë prej të cilëve kanë arritur në majat më të larta të sukseseve individuale dhe ekipore, duke përfaqësuar me dinjitet sportin tonë brenda dhe jashtë vendit.
Ky triumf është dëshmi se tradita sportive e gjimnazit tonë vazhdon të jetojë fuqishëm edhe sot, përmes gjeneratave të reja që me pasion dhe përkushtim mbajnë lart emrin e shkollës.
Nxënësit pjesëmarrës në këto gara ishin:
- Erdi Hyseni 12/1
- Rion Zahiri 12/1
- Almir Dermaku 12/1
- Elton Vokshi 12/6
- Rinas Hamdiu 12/6
- Elton Salihu 11/2
- Art abdullahu 11/1
- Erjon Jahiu 11/7
- Dior Rrahmani 11/9
- Lion Sadiku 11/8
Urime kampionëve tanë! Urime profesorëve dhe gjithë komunitetit të shkollës për këtë sukses të merituar!
