DYLON

Gjimnazi “Zenel Hajdini”, falënderon Isuf Behlulin për ndihmën e vazhduar, sot kontribuoi me mikroskop për Aktivin e Shkencave

Gjimnazi “Zenel Hajdini”, falënderon Isuf Behlulin për ndihmën e vazhduar, sot kontribuoi me mikroskop për Aktivin e Shkencave
Avatar photo Redaksia

Gjimnazi “Zenel Hajdini“ në Gjilan shpreh falënderimin e sinqertë për Isuf Behlulin, për kontributin e tij të çmuar dhe të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të kësaj shkolle.

Sot, Isuf Behluli kontribuoi me mikroskopë për Aktivin e Shkencave, konkretisht për nevojat e lëndës së Biologjisë. Ky kontribut i rëndësishëm do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë më shumë punë praktike, hulumtim dhe shkathtësi shkencore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies.

EkoHigjiena

Ja adresimi i plotë  falënderues i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

***

FALËNDERIM

Për z. Isuf Behluli

Gjimnazi „Zenel Hajdini“ – Gjilan shpreh falënderimin e sinqertë për z. Isuf Behluli, për kontributin e tij të çmuar dhe të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të Shkollës së Mesme të Lartë Gjimnazi ,,Zenel Hajdini“ në Gjilan.

Më 12.08.2026, z. Isuf Behluli kontribuoi me mikroskopë për Aktivin e Shkencave, konkretisht për nevojat e lëndës së Biologjisë. Ky kontribut i rëndësishëm do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë më shumë punë praktike, hulumtim dhe shkathtësi shkencore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies.

Në takimin e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm drejtori i Gjimnazit „Zenel Hajdini“, z. Ilir Vokshi, dhe kryetari i Aktivit të Shkencave, Prof. Ali Kryeziu.

Ky takim shënon jo vetëm një moment falënderimi për kontributin e dhënë, por edhe një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të mëtejshëm. Me kënaqësi presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të pasurimit dhe përmirësimit të inventarit shkollor, krijimit të kushteve sa më të mira për punë dhe ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollën tonë.

Kontributet e tilla janë dëshmi e përkushtimit ndaj arsimit dhe një investim i vlefshëm në të ardhmen e nxënësve tanë.

Faleminderit që së bashku kontribuojmë për një shkollë më të pasur, më moderne dhe më cilësore!

/Gjimnazi „Zenel Hajdini“ Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.