DYLON

Gjimnazi “Zenel Hajdini” dhe FShS formalizojnë bashkëpunimin për orientimin akademik të nxënësve

Gjimnazi “Zenel Hajdini” dhe FShS formalizojnë bashkëpunimin për orientimin akademik të nxënësve
Avatar photo Redaksia

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, duke shënuar një hap të rëndësishëm në afrimin e arsimit të mesëm me atë universitar.

Kjo marrëveshje do të fokusohet kryesisht në orientimin e hershëm akademik të nxënësve maturantë, informimin e tyre rreth programeve studimore dhe përfshirjen në aktivitete edukative të organizuara nga Fakulteti. Përmes këtij bashkëpunimi synohet që nxënësit të kenë një pasqyrë më të qartë për mundësitë e studimit dhe zhvillimit profesional.

EkoHigjiena

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, gjatë takimit me drejtuesit e gjimnazit, theksoi se krijimi i lidhjeve të drejtpërdrejta me shkollat e mesme ndikon në rritjen e cilësisë në arsim dhe në përgatitjen më të mirë të studentëve të ardhshëm. Ai shtoi se ky partneritet do të konkretizohet përmes debateve, ligjëratave tematike dhe projekteve të përbashkëta mes dy institucioneve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.