DYLON

Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” fiton garën komunale të Ndihmës së Parë në Gjilan

Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” fiton garën komunale të Ndihmës së Parë në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të 8 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan ka organizuar “Garat Komunale të Ndihmës së Parë” me pjesëmarrjen e shkollave të mesme të komunës.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkolla e mesme, të cilët demonstruan njohuri, aftësi praktike dhe përkushtim në ofrimin e ndihmës së parë në situata emergjente.

EkoHigjiena

Pas vlerësimit të performancave nga komisioni përkatës, vendin e parë e fitoi ekipi i nxënësve nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, i cili do ta përfaqësojë komunën e Gjilanit në garat regjionale.

Nga Kryqi i Kuq në Gjilan u vlerësua lart angazhimi i të gjithë pjesëmarrësve, duke theksuar se nxënësit treguan profesionalizëm, humanizëm dhe nivel të lartë të aftësive praktike.

Organizatorët falënderuan shkollat pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe angazhimin, duke shprehur shpresën që aktivitete të tilla të vazhdojnë të promovojnë rëndësinë e ndihmës së parë dhe edukimin për shpëtimin e jetëve. /2LONLINE/