DYLON

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pajiset me pesë kamera (skenerë) për procesin mësimor

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pajiset me pesë kamera (skenerë) për procesin mësimor
Avatar photo Redaksia

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” çdo ditë e më tepër po pasurohet me teknologji nga më e reja edhe atë në shërbim të procesit mësimor. Kështu falë bashkëpunimit që ka kjo shkollë me Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, ky gjimnaz është pajisur me pesë kamera (skenerë) të tipit L-12, që do të vihen në shërbim gjatë procesit mësimor.

Ky donacion, të cilin në mënyrë solemne ia ka dorëzuar Sami Hoxha, drejtor i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdni” për drejtorin Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u vlerësua si tejet i mirëseardhur për rritjen e cilësisë në arsim.

EkoHigjiena

Ndryshe, donacioni është siguruar nga pjesëtarë të familjes Behluli, që jetojnë e punojnë në Zvicër, një familje, e cila edhe më herët i ka dalë në ndihmë arsimit në Gjilan. Reshat Behluli, sekretar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” është pjesëtar i kësaj familje, i cili është shquar për punën e tij të palodhshme me dekada të tëra, duke qenë shembull, gjë për të cilën ishte shpërblyer disa herë.

Për çfarë shërbejnë këto kamera:

Këto kamera janë projektuar posaçërisht për të përmbushur kërkesat e mësuesve në klasë. Janë të lehta për t’u përdorur, fleksibile dhe të forta. Me kamerën me cilësi të lartë dhe zmadhimin e saj të jashtëzakonshëm, mësimdhënësi mund t’i paraqes të gjitha materialet e tija në një imazh të gjallë, real, nga afër. Zmadhimi 96x i mundëson të gjithëve në klasë të fokusohen në detajet më të vogla. Thjesht lidhet vizualizuesi ELMO me një projektor dhe brenda pak sekondash është gati – me ose pa PC.

Përveç kësaj, L-12 mund të funksionojë si një aparat fotografik UVC (klasa video USB). Kjo lejon një integrim të lehtë në sisteme të tjera prezantimi si tabelat e bardha interaktive. Mundësi të pafundme jo vetëm për shkollat ​​por për çdo institucion publik apo privat që zgjedh ta përdorë atë. Me gjithnjë e më shumë kompani që përdorin vizualizues për prezantimet e tyre, L12id është zgjidhja ideale e vizualizuesit. /2LONLINE/