DYLON

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”: Në kuadër të “Javës së Psikologjisë” u mbajt aktiviteti i bamirësisë

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”: Në kuadër të “Javës së Psikologjisë” u mbajt aktiviteti i bamirësisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të “Javës së Psikologjisë” është mbajtur aktiviteti I bamirësisë në të cilin nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan,  kanë përgatitur ushqime nëpër shtëpitë të veta dhe të njëjtat I kanë ekspozuar në hollin e shkollës.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë të dy ndërrimet, të shoqëruar nga psikologia e shkollës Kaltërina Jetishi dhe profesoresha e psikologjisë Festa Demiri.

EkoHigjiena

Nxënësit të cilët kanë shijuar ushqimet e përgatitura, në baza vullnetare kanë dhuruar mjete financiare, të cilat më pas do të shpenzohen për të realizuar ndonjë projekt të nxënësve.

Në ditën e tretë të aktiviteteve në kuadër të “Javës së Psikologjisë” do të punohet në muralin afër sallës së Kulturës Fizike dhe Sportit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.